LajmeMaqedoni e Veriut

Vetura përplas për vdekje 55 vjeçarin nga Shkupi

Një aksident i rrëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tetovë-Shkup, gjegjësisht në afërsi të mbikalimit të Debërcës, ku një biçiklist i moshës 55 vjeçare nga Shkupi është përplasur me një mjet ngarkues të tipit “Volkswagen Krater”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

55 vjeçari ka marrë lëndime të rrënda të cilëve nuk ka aritur t’ju mbijetojë, dhe ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i ambulancës së Tetovës, përcjell Expuls.mk

“ Sot (30 shtator) në ora 13:20 në Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit të Dëbërcës, një biçikletë e drejtuar nga N.R.(55) nga Shkupi është përplasur në një mjet ngarkues që ka qenë i ndalur në defekt “Volkswagen Krater” me shenja regjistrimi të Shkupit. Në aksident çiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i ambulancës së Tetovës. Në vendin e aksidentit, prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer këqyrje dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i N.R. është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./EXPULS.MK/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button