Maqedoni e VeriutOpinione

“Tetova po shuhet”

Shkruan: Rida Salija

“Tetova po shuhet. Ne të gjithë jemi duke u shuar, terri po kaplon çdo qoshe të qytetit. Bën ftohtë, shumë ftohtë. Kemi kaluar shumë dimra por një i tillë duket i huaj. Në rrugë dalloj fytyra të zbehta. Në market shoh frikë dhe shporta të zbrazura. Çmimet thuajse kanë arritur kulmin, në kokat tona të njëjtat pyetje: “Deri kur?”, “A thua do shohim edhe më keq” etj etj. Në librari dëgjoj dëshprimin e prindërve që detyrohen të blejnë fotokopje të librave për fëmijët e tyre se jetojmë në një vend ku librat sillen njëherë në 5 vite dhe dhjetra gjenerata detyrohen t’i “shfrytëzojnë” të njëjtat. Njohë njerëz që punojnë nga 15 orë, njohë nga ata që punojnë dy punë vetëm e vetëm për mos t’ia zgjatur dikujt dorën. Shoh trishtim në sytë e atyre që hapin zarfet e rrymës. Dëgjoj sharje pas çdo mijëshe denari që shënohet në to. Sot lexoj një artikull të një portali ” Drunjtë 90 euro, peleti 450, rryma në hava” e mendja më shkon te ata që çdo muaj puntorët e EVN-së sillen vërdallë e ua ndalin rrymën. Dikush thotë “mos e mendo se taj majr e kije”, “le ta mendojn ato xhi skan”. Sikur gjithçka të ishte aq e thjeshtë. Nuk dua të harxhoj as një frymë për të bindur dikë se duhet të vetëdijësohemi, pos asaj që dua të shpreh dëshprimin tim. Nuk e di se kush ka forcë për të ndryshuar këtë gjendje apo parandaluar atë që na pret, vetëm se shpirti po mdhem tu i pa krejt ata njerëz tu vujt e krejt ata që nuk ju bëhet vonë.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker