Sokol Halili vret veten

Sokol Halili ka vrarë vetën, kështu ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Insajderi.
Sveçla ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojë me dorasin për dorëzim ai e ka vrarë veten.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten“, ka shkruar ministri në Facebook përcjell Insajderi.
“Na i ke mshel derën me dry, 6 motra nuk të harrojnë ty” – poezia e mbesës së Hamides së vrarë që i rrëqethi të gjithë
“Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzëne dhe vetëvrasjes së dorasit”, tha Sveçla