LajmeMaqedoni e Veriut

Po festonte një festë private të saj – Ndërron jetë 22 vjeçarja nga Kumanova në Hotel Bushi

Më 22 korrik 2022 në orën 00:10 në stacionin policor në Bit Pazar-Shkup, u raportua se në objektin hotelerik “Hotel Bushi”, në rrugën “Qurinçska” ka ndërruar jetë L.S 22 vjeç nga Kumanova, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Expuls.mk.

Punonjësit e policisë kanë arritur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se personi me inicialet L.S ka qenë duke festuar një festë private në këtë objekt. Personi në fjalë, pasi ka dalur nga pishina ka marrë telefonin nga karikimi e si pasojë e kësaj ajo mbeti e shtrirë për tokë pa ndjenja dhe gjithë objektit i ndërprehet energjia elektrike.

Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët e ndihmës së shpejtë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i saj është dërguar për obduksion./Expuls.mk/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker