Botë

“Mund të gjeni mbrojtje tek ne”/ Gjermania i del në krah rusëve që nuk duan të shkojnë në luftë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin bëri thirrje për mobilizimin e pjesshëm me rreth 300, 000 persona që do tu bashkohen luftimeve, gjë e cila rriti pakënaqësinë tek qytetarët.

Rusët po braktisin vendin e tyre, duke shpresuar se nuk do të detyrohen që të shkojnë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Në lidhje me situatën e krijuar, Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, në një intervistë për gazetën ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, tha se të gjithë ata që largohen nga vendi për t’i shpëtuar dërgimit me forcë në luftë do të gjejnë mbështetje në Gjermani dhe do tu ofrohet azil politik.

“Dezertorët e kërcënuar me represion serioz, si rregull, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani. Kushdo që kundërshton me guxim regjimin e Putinit dhe në këtë mënyrë bie në rrezik të madh, mund të kërkojë azil për shkak të persekutimit politik”, u shpreh Faeser. /TCH/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Shih gjithashtu
Close
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker