KosovëLajme

Mediet serbe e quajnë “provokim” veshjen kombëtare të aktivistit Labinot Azemi

Një fotografi e aktivistit të njohur për publikun Labinot Azemi, është marrë nga mediet serbe dhe është plasuar, duke e quajtur si një akt provokues.

Kjo fotografi është publikuar nga vetë Labinoti disa muaj më parë, në një fotosesion që ka realizuar ai me fotografin Patriot Emini, por që nuk ka dalur me veshjen e tillë në televizione, gjë që e kanë shkruar mediet serbe. Por, edhe nëse me një veshje të tillë do të dilte nëpër televizione, nuk ka se pse t’ju pengojë mediave serbe, kjo ju pengon atyre.

Gjithsesi, ndaj kësaj ka reaguar edhe vetë Labinoti me një storje të publikuar në Instagramin e tij duke e shoqëruar me një shkrim.

Mediat serbe vazhdojnë të merren me propaganda të ndryshme për secilin shqiptar të suksesshëm në Kosovë, por si të tilla nuk ju pengojnë personazheve tona publike që të na bëjnë krenarë, siç është Labinoti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button