LajmeMaqedoni e Veriut

Me ftesë të Xhaferit, ministri Osmani vizitoi rinistët BDI-së në Gostivar

Me ftesë të Degës së BDI në Gostivar dhe Kryetarit Valdet Xhaferi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka qëndruar në Gostivar dhe mori pjesë në një bashkëbisedim të hapur me Forumin Rinor të kësaj partie në Gostivar, njofton Gostivari Sot

“Folëm për aktivizmin politik, shërbimin ndaj njerëzve, për organizatën tonë politike si një storie e jashtëzakonshme e suksesit në rajon, për Liderin tonë si inspirim dhe model i misionarit në politikë. Biseduam për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, mundësitë e shumta për të rinjtë. Mund të them se sonte pash shumë potencial, shumë entuziazëm dhe një të ardhme të sigurtë”, tha Osmani.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button