Maqedoni e Veriut

Komuna e Tetovës formon komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga dy përmbytjet e fundit

Në seancën e sotme të Këshillit Komunal u formua komisioni për dëmshpërblimin e dëmëve të shkaktuara nga vërshimet.kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami kërkoi nga Qeveria mjete financiare për të ndihmuan komunën për dëmshpërblimin e banorëve.

Komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga dy përmbytjet e fundit të këtij viti në Tetovë u formua gjatë ditës së sotme. Ky komision do të bëj klasifikimin e amvisërive dhe dyqaneve në bazë të dëmeve që kanë pësuar dhe më pastaj të bëj pagesën e pjesshme. Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami njoftoi se komuna ka përgatitur plan për mbrojtje nga përmbytjet.

“Sot në këshill kaloi edhe komisioni dhe i njëjti do vlerësoj edhe një herë dëmet dhe ky komision sërish do i drejtohet komisionit Qeverisë, por nëse nuk do kemi mirëkuptim të qeverisë edhe këtë herë, atëherë në mbledhjen e radhës së këshillit, do e kalojmë edhe vendimin e komunës që pjesërisht të mund të mbulojmë dëmet sepse jemi të vetëdijshëm se komuna nuk ka kapacitet financiar të mbulojë gjitha dëmet e shkaktuara”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker