LajmeMaqedoni e Veriut

Grubi: Qeveria vazhdon investimet në Saraj, 18 milionë denarë për tre projekte

Vazhdojnë investimet dhe përkrahja e Qeverisë për komunën e Sarajit dhe banorët e saj.

Zëvendës Kryeministri i Parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet socijale ka njoftuar mbi 18.000.000 milion denarë investime direkte në Saraj:

“Përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal me mjete të destinuara nga Qeveria po bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve për projekte të ndryshme të cilat bëhen për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, sepse prioritet i Qeverisë në këtë mandat është pikërisht zhvillimi i komunave në vend.

Sot për komunën e Sarajit janë ndarë 18 milionë denarë për realizimin e tre projekteve të rëndësishme për qytetarët:

👉Marrëveshje për furnizim të Ndërmarjes komunale me 2 kamionë për mbeturina në vlerë prej 7.000.000 denarë,
👉Marrëveshje për furnizim të Ndërmarjes komunale me 1 kamionë fshesë në vlerë prej 6.313.000 denarë, dhe
👉Marrëveshje për Fazën e dytë të asfaltimit të rrugës Gërçec – Gërçec të Еpërm në vlerë prej 5.000.000 denarë.

Nuk do të ndalemi me kaq sepse do të vazhdojmë ngjajshëm në të gjithë komunat e vendit, për një jetë sa më dinjitoze, shkruan në faqen e tij në facebook Grubi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button