LajmeMaqedoni e Veriut

Gazetarja Selimi: “Gazetarët shumë më lehtë vizitojnë Haraçinën tani se sa në kohën kur Komuna udhëhiqej nga LSDM-ja”

Gazetarja Emira Selimi, ka bërë një retorikë sa i përket lirisë së mediave dhe gazetarëve, të cilët sipas saj, tashmë vizitojnë Komunën e Haraçinës shumë më lehtë se sa në kohën kur Haraçina udhëhiqej nga LSDM-ja.

Ajo gjithashtu thotë se në kohën që Komuna udhëhiqej nga kryetarja nga rradhët e LSDM, Melikije Halimi, gazetarët janë propaganduar , por më e keqja ato janë kërcënuar si edhe në shumicën e rasteve janë gjetur të kindapuar nëpër bodrume të kësaj Komune.

Statusi i plotë i gazetares Selimi (PA NDËRHYRJE):

“Shumë lirshëm mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut po e vizitojnë Haraçinën tani!
Më përpara kur ishte “klubi i analfabatave“ në udhëheqeje të kësaj komune, nga LSDM-ja, gazetarët janë kërcënuar por edhe janë kindnapuar dhe më pas janë futur në podrumet e kësaj komune!
Kujdes tash në dogana se mund të futeni edhe atje në podrume nëse raportoni ndonjë keqpërdorim të pozites.
PS-Gjithsesi, unë akoma nuk e kam gjetur ambulancën!”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button