LajmeMaqedoni e Veriut

Deputeti Kastriot Rexhepi me një këmbë te “Grupi i Zjarrit”

Deputeti Kastriot Rexhepi me një këmbë te “Grupi i Zjarrit”. Sonte, ai bashkë me Izet Mexhitin dhe Blerm Bexhetin janë takuar, kanë pirë kafe dhe kanë biseduar, njofton Flaka

“Bashkë”, kjo është porosia e shkurtër e Izet Mexhtin në koment të fotgrafisë së publikuar nga ai në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.

Edhe më herët është folur për një përafrim politik të deputetit Rexhepi me kolegon e tij nga radhët e BDI, Izet Mexhiti. E porosia e mirënjohur nga BDI “bashkë, tregon qartë që Rexhepi tashmë llogaritet pjesë e kësaj garniture politike.

Deputeti Rexhepi u largua nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit me rastin e koalicionimit VMRO-DPMNE, Besa, ASH dhe E majta në tentim për të krijuar shumicën e re parlamentare të quajtur me emrin e famshëm: Shumicë e re, 61.

Rexhepi që në nëntor të vitit 2021, deputeti Kastriot Rexhepi ka vepruar si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button