Kosovë

Çudit teologu nga Shkupi: S’ka Kurban Bajram, krejt rrena janë, krejt mashtrime, është festë e Sulltanit

Teologu nga Shkupi, Musa Lamallari, apo siç njihet ndryshe Tim Shkupi, i cili ka shprehur qëndrimet e tij ku tha se xhamitë po keqshfrytëzohen pasi që as nuk kontrollohen nga Qeveritë, ka dhënë një qëndrimt të tij edhe rreth festës së Kurban Bajramit, e cila në masë të madhe falet në xhami apo siç njihet nga myslimanët në “Shtëpinë e Zotit”, shkruan GazetaDemos.

I pyetur se pse sipas tij, kjo festë është festë pagane, ai ka thënë se në Kuran nuk shkruan askund për Bajramin e madh dhe të vogël dhe të gjitha këto janë vetëm mashtrime.

“Është festë e Sulltanit, a ka emër Bajram në Kuran? Ku e dim unë e tij, çka ka pasë para 100 vjetëve, para 200 vjetëve, hajt para 100 vjetëve po e dijmë, por para 500 vjetëve, e dim a? Kur e marrim e kqyrmi në Kuran, s’ka. Merre kqyre ti, hyn shkruje “Namazi i Bajramit”. A duhet me festu? Le ta festojnë njerëzit vëlla, qejf është…S’përmendet kërkun, s’ka as Bajram të Madh, as Bajram të vogël, krejt rrena janë, krejt mashtrime, s’ka në Kuran” , tha ai.

Teologu poashtu shtoi se festa e Kurban Bajramit bëhet për ta kujtuar Sulltanin, dhe është e njejt sikur sot të festojmë për ta kujtuar Titon.

“S’ka namaz të Bajramit, ai është namaz i Sulltanit me kujtu që ka qenë Sulltani këtu 500 vjet. Sikur nesër me na bë me shku me kujtu Titon, njejtë është. S’ka të bëjë kurrëgjë me Kuran e me Zot, për me marr pare, me manipulu po.

“Kurbani është sakrificë, ajo ka ekzistu, edhe ekziston”, shtoi ai.

Deklarata në minutën 18:00

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker