Lajme

Ajri i ndotur rrit vdekshmërinë nga COVID-19 për pothuajse 20%

Popullata e ekspozuara ndaj ajrit të ndotur është më pak rezistente ndaj COVID-19, ndërsa ajri i ndotur mund të përkeqësojë simptomat e virusit, tregon hulumtimi i Fondi Evropian për Ballkanin në kuadër të fushatësi pjesë e “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër” së bashku me partnerë në rajon. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se ajri i ndotur globalisht rrit vdekshmërinë nga kovid ‐ 19 për 15 për qind, kurse në Evropë me 19%. Është zbuluar gjithashtu se çdo rritje në përqendrimin e grimcave PM për mikrogram për metër kub shkakton rritje të vdekshmërisë nga COVID-19 me 11%.

Ky është një problem me të cilin përballen shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe si pasojë e drejtpërdrejtë e ndotjes së ajrit dhe pandemisë kovid-19 është rritur numri i vdekjeve në rajon. Sipas informacioneve të fundit, numri i provave dhe studimeve shkencore për lidhjen midis ndotjes së ajrit dhe pandemisë kovid-19 në rajon po rritet, por ende mungojnë studimet përkatëse ekologjike dhe epidemiologjike për Ballkanin Perëndimor.

“Studimet duhet të planifikohen dhe zbatohen me precizitet për të mundësuar konkluzionet e duhura dhe masat e propozuara. Me fushatën “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër”, u bëjmë thirrje vendimmarrësve që të rrisin pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit shëndetësor në proceset vendimmarrëse, në mënyrë që të sigurohet integrimi në kohë i masave shëndetësore në politikat për mjedisin jetësor”, porosisin nga “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër”.

E patjetërsueshme është, konsiderojnë ata, përfshirja e masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në politikat publike dhe planet për rikuperimin nga pandemia, në përputhje me detyrimet e Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të pranuara nga të gjitha vendet.

Fushata “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër” u iniciua nga Fondi Evropian për Ballkanin në partneritet me Eco Forumin nga Zenica, Institutin për menaxhimin territorial me mjedisin jetësor nga Tirana, Sbunker dhe Balkan Green Foundation nga Prishtina, Air Care nga Shkupi, OZON nga Podgorica. Instituti rregullator i burimeve dhe mjedisit jetësor dhe Shkolla e hapur e Beogradit nga Beogradi./Portalb.mk/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker