Lajme

Ahmeti: Erdanin do e kujtojmë me mall si një djalosh të zellshëm dhe punëtor

Edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllimet e tij për Erdan Ramadanin, djalin i cili humbi jetën në aksidentin e disa ditëve më parë në Tetovë.

Ja postimi i plotë i Ali Ahmetit

Nuk gjejë fjalë të përshkruaj dhimbjen nëpër të cilën po kalon familja Ramadani.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, kolegët e tij të studimeve, miqtë dhe gjithë ata që e njohën Erdanin.

Ishte në lule të rinisë dhe e donte jetën. Do e kujtojmë gjithnjë me mall si një djalosh të zellshëm, të sjellshëm dhe shumë punëtor.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button